Ballina Aktualitet PS hedh dritë mbi skemën korruptuese: Ja si po blihen votat për...

PS hedh dritë mbi skemën korruptuese: Ja si po blihen votat për 50 euro nga vëllai i Klement Balilit

Dega e Partisë Socialiste në Delvinë ka denoncuar sot në Polici tentativat për blerje vote nga ana e LSI-së sipas saj.

Në faksimilet e denoncimit raportohet se në shkollën ‘Xhelal Berberi’ tek lagjja Papuci disa përfaqësues të LSI-së po shpërndajnë para tek votuesit e lëkundur duke i korruptuar për votën e tyre. Denoncimi i PS-së sqaron skemën që sipas tyre vota po blihet me 50 euro nga Bako Balili i cili është vëllai i Klement Balilit me nofkën e tij famëkeqe “Eskobari Ballkanit” që ka shpalljen në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.