Ballina Aktualitet Publikohet raporti, ja si e shikon CIA Shqipërinë për vitin 2018. Çfarë...

Publikohet raporti, ja si e shikon CIA Shqipërinë për vitin 2018. Çfarë pritet të ndodhë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet. CIA, ka publikuar raportin më të fundit për Shqipërinë, ku bëhet një përmbledhje e situatës politike dhe ekonomike në vendin tonë.

Çdo vit agjencia inteligjente amerikane përditëson të dhënat për shumë shtete të botës dhe së fundmi ka nxjerrë raportin më të ri për vendin tonë. Aty theksi vihet tek lufta ndaj korrupsionit, krimi i organizuar dhe te integrimi në Bashkimin Europian. Sipas raportit, Shqipëria duhet që të përmbushë me sukses të gjitha qëllimet e reformës në drejtësi, me qëllim që të hapen dyert e Bashkimit Europian.

“Shqipëria në nëntor të vitit 2016 mori rekomandimin nga Komisioni Europian për të hapur negociatat e pranimit në BE, por me kusht zbatimin e reformës në drejtësi, e cila u miratua po në këtë vit”, thuhet në raport. Ashtu si një vit më parë, sërish CIA deklaron se korrupsioni është problem kryesor dhe ai po ndal investimet në Shqipëri.

“Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj. Që prej vitit 2015, qeveria ka nisur një program ambicioz duke stabilizuar taksat dhe duke formalizuar ekonominë.

Në korrik 2016 Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat do të reformojnë gjithë sistemin e drejtësisë, ku do të luftohet thellë korrupsioni dhe do forcohet sundimi i ligjit”, thuhet në raport.

Pastrimi i parave dhe droga

Një tjetër problem sipas CIA, është dhe trafiku i drogës. Në raport thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Për CIA, Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit. “Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga veri-perëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore.

Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, është ky përshkrimi i CIA-s për Shqipërinë.

Presidenti Meta

Interesant është fakti se në raportin e CIA, një rëndësi i është kushtuar zgjedhjes së Ilir Metës President. Në raport ka një hapësirë të veçantë për organizmin politik të vendit dhe duke qenë se Meta u zgjodh në krye të shtetit, aty tregohen detaje nga procesi i votimit. “Presidenti zgjidhet në Kuvend për një mandat 5-vjeçar.

Një kandidat ka nevojë për 3/5 e votave në 3 raundet e para, ndërsa në 2 raundet e tjera ka nevojë për një shumicë të thjeshtë. Në zgjedhjet e fundit u mbajtën 4 raunde, konkretisht më: 19, 20, 27 dhe 28 prill 2017 (emri i radhës do të zgjidhet në vitin 2022. President u zgjodh Ilir Meta, me 87 vota pro, në raundin e katërt”, thuhet në raport. Më pas vijohet dhe me zgjedhjet e 25 qershorit, ku përmendet fitorja e Partisë Socialiste.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakVIDEO/ Plas sherri në emision mes gazetareve, Basha: Ca burimesh ke, rojen? Lala: Mos më jep mua leksione…
Artikulli tjetërA është Meta një “Peshk i Madh”? Ja si përgjigjet Presidenti