Ballina Aktualitet Pushim të dielave në qendrat shëndetësore, ç’ndodh me pacientët

Pushim të dielave në qendrat shëndetësore, ç’ndodh me pacientët

Luhatjet e shumta të motit gjatë ditëve të fundit kanë bërë që të rritet numri i virozave tek  fëmijët dhe të rriturit.

Në fundjavë paraqiten të gjithë në urgjencën e pediatrisë, pasi qendrat shëndetësore nuk ofrojnë shërbim mjekësor të dielave. Por kjo situatë është edhe gjatë javës, pasi prindërit kanë më tepër besim tek mjekët e Qendrës Spitalore Universitare, kur në fakt duhet të ndodhë e kundërta.   

Për shkak të ngarkesës së madhe, një mjek duhet të përballojë një numër vizitash mbi kapacitetin njerëzor, ndërkohë që pediatri në qendrën shëndetësore të lagjes ndjek në vazhdimësi fëmijën dhe mund të jetë më efikas mjekimi atje.     

Por ndonëse ka shumë raste të prekurish, si fëmijë dhe të rritur, dhe mjekët e familjes thonë se është grip, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk konfirmon se janë izoluar raste të gripit në vend. Në ISHP thonë se shpesh mjekët e familjeve ngatërrojnë gripin me virozat, pasi shenjat klinike janë të ngjashme.