Ballina Aktualitet Qeveria aprovon rikonstruktimin e Kishes se Ristozit. Kisha e Korçës më e...

Qeveria aprovon rikonstruktimin e Kishes se Ristozit. Kisha e Korçës më e vjetra në Ballkan

Kisha e Ristozit është një nga objektet e kultit që është ndërtuar më herët në Ballkan. E ndërtuar në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës, ajo u krijua nga Shën Klementi rreth viteve 896. 

Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.

Afresket e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitet 1390. 

Pikërisht për këto arsye ajo është një vepër që mbrohet dhe ë aprovuar dhe rikonstruksioni i saj nga qeveria Shqiptare. Edhe pse në vitin 2015, kisha iu nënshtrua një ndërhyrjeje për mirëmbajtje pasi rrezikonte shembjen, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme.