Ballina Aktualitet “Racistët me uniformë i morën jetën të riut”, Berisha reagon ashpër pas...

“Racistët me uniformë i morën jetën të riut”, Berisha reagon ashpër pas vdekjes së 27-vjeçarit në Korçë

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sali Berisha ka dënuar dhunën barbare në Komisariatin e Policisë së Korçës, ku si pasojë humbi jetën dhe 27-vjeçari që i përkiste komunitetit rom.

Ish-kryeministri shkruan, se i riu rom ishte futur në burg nën akuzën e vjedhjes.

Sipas tij, 27-vjeçari më pas është torturuar dhe rrahur barbarisht deri në vdekje që të pranonte këtë akuzë.

Postimi i plotë i Berishës:

Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistët, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi!

Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jeten si xhelat të riut 27 vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.

Ai ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditesh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.

LEXO EDHE:  Raporti/ Berisha: Pse Shqipëria renditet ndër vendet me plazhet më të pista

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e raciste që dëshmon fytyrën e vertetë të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.

Me këtë rast i bëj thirrje kominitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook