Ballina Aktualitet Rama, më 25 qershor drejt shpëtimit ose shkatërrimit !

Rama, më 25 qershor drejt shpëtimit ose shkatërrimit !

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku kan qenë në Çekrezë për të inaguruar rehabilitimin e dy rrugëve kryeqytetase atë të fshatit Çekrezë dhe Kasallë.

Teksa ka marrë fjalën para qytetarëve Edi Rama ka theksuar edhe njëherë sesa e rëndësishme është vota e tyre për Vettingun dhe të ardhmen e vendit.

Zgjedhjet e 25 qershorit kanë një rëndësi themelore për të vendosur do vazhdojmë të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët, apo do të përjetojmë një tjetër prishje themelesh nga e para; Do të vazhdojmë rrugën e nisur për të bërë shtet me punë dhe me mirëqenie, apo do të kthehemi mbrapa në të vetmen rrugë ku di të eci partia e Lulit, në rrugën e rrënimit të vazhdueshëm dhe të gërhitjes së vazhdueshme.” ka thënë Rama.

Në rrugët e rehabilituara nuk ka pasur ndërhyrje prej 46 vitesh, kështuqë Rama menjëherë ka theksuar se me 25 qershor do të votohet për të vazhduar ndërtimin e shtëpisë së përbashkët.