Ballina Aktualitet Rama e nis javën duke publikuar pamje spektakolare, ja premtimi që bën...

Rama e nis javën duke publikuar pamje spektakolare, ja premtimi që bën për familjet e përmbytura

Kryeministri Edi Rama i ka nisur ditën e sotme duke uruar gjithë ndjekësit e tij në Facebook me pamje spektakolare nga lumi Seman.

Rama bëri me dije se faza e emergjencës kaloi dhe se çdo familje e prekur nga moti i tërbuar do të rimëkëmbet.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES😀

dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë.

Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook