Ballina Aktualitet “Rama hëngri çizmen ashtu siç e meritoi”, ja çfarë thotë Berisha rreth...

“Rama hëngri çizmen ashtu siç e meritoi”, ja çfarë thotë Berisha rreth “incidentit” Rama-Kryemadhi

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” me analistin Artur Zheji.

Berisha gjatë intervistës së b1ërë nga Zheji ka folur rreth “incidentit” të ndodhur gjatë ditës së djeshme në seancën parlamentare mes Ramës dhe Kryemadhit.

Ish-kryeministi mbron Kryemadhin duke u shprehur se kryeministri e ka shtyrë kryetaren e LSI-së që të shkojë deri në atë pikë.

Berisha: Të çosh veten deri atje sa të detyrosh deputeten të të gjuajë me cizme, një akt absolutisht legjitim sa nuk ka ku të shkojë.

Zheji: Bëhet fjalë për zonjën Kryemadhi?

Berisha: Sigurisht. Ka një gjë, në atë që quhet përgjegjësi, për cdo akt që kryen, njeriu mban përgjegjësi se do ketë një përgjigje. Para se të kryesh një akt, ti duhet të mendosh përgjigjen. Në vend se të ngrihej, le të thoshte kush e përgjaku deputeten, vajzën e re? Dhe të jepte gjitha udhëzimet. Vinte e shante aty me fjalorin e ordinerit dhe hëngri cizmen sic e meritoi.

Zheji: Fjalët fluturuan nga të gjitha anët, për këtë të jemi të saktë.

Berisha: Nuk i dëgjoni ju fjalët e tij, i dëgjoja unë. Fjalët më ordinere. Kush e bëri parlamentin dje në atë gjendje?

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook