Ballina Aktualitet Rama jep një lajmin e rëndësishëm, ja si të përfitosh 55 mijë...

Rama jep një lajmin e rëndësishëm, ja si të përfitosh 55 mijë lekë nëse del nga ndihma ekonomike

Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës së tij për shtyp në Elbasan tha se qeveria do të ndërrmarrë një nismë për të zbutur varfërinë por dhe për të lehtësuar listat e atyre që janë me ndihmë ekonomike.

“Do të jap 55 mijë lekë të vjetra për çdo kend që del nga ndihma ekonomike dhe është gati të trajnohet në një kurs profesional”, theksoi Rama

“Cilido që del nga ndihma ekonomike dhe është fizikisht i aftë për punë ne jemi gati që ta mbështesim që të fillojë një punë nëse ka vullnetin dhe një minimum dije për punë, ose ti japim mundësinë e një trajnimi. Dua të ritheksoj sot që qeveria jep 55 mijë lekë të vjetra, që është mesataraje ndihmës ekonomike për çdo kënd që del nga ndihma ekonomike dhe është gati të trajnohet”, tha kryeministri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook