Ballina Aktualitet Rama lajmëron qytetarët: Ankohuni në platformën më të fundit online për çdo...

Rama lajmëron qytetarët: Ankohuni në platformën më të fundit online për çdo problematikë

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve të integrohen dhe të mbështeten në sistemin online për ankesat e tyre.

Padrejtësitë apo shkeljet nga zyrat shtetërore kundrejt qytetarëve, janë raste që nuk duhen lënë nën hije sipas kryeministrit.

Platforma online “Shqipëria që duam” i jep mundësi përdoruesve të japin ndihmën e tyre për një qeverisje më të mirë antikorruptive.

“Kushdo që ka një çështje për të adresuar për mosplotësimin e një të drejte ligjore në raport me zyrat e shtetit, në lidhje me situata që kanë të bëjnë me tentativa për korrupsion, apo zvarritje për të marrë atë që i takon, duhet t’i referohet kësaj platforme. Ndërkohë, nismat janë disa, por është përzgjedhur kjo nismë për këtë proces. Së bashku duhet të gjejmë rrugë të reja, për të përmirësuar reformat tona dhe procesin e qeverisjes”, tha Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook