Ballina Aktualitet Rama liron nga detyra zv. ministren e Jashtme Kleopatra Maliqi, ja ku...

Rama liron nga detyra zv. ministren e Jashtme Kleopatra Maliqi, ja ku do të emërohet

Zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Kleopatra Maliqi është shkarkuar nga detyra.

Vendimi nr 341 mban datën 7 qershor 2018 dhe u publikua sot në Fletore Zyrtare. 

Mësohet se Maliqi do të emërohet drejtoreshë e shkollës së administratës publike.

VENDIMI:

VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018

PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës
dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë
30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e
Këshillit të Ministrave”, me propozimin e
Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për
Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo
detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook