Ballina Aktualitet Rama mban fjalën, dërgon për kurim në Turqi vogëlushen që u dogj...

Rama mban fjalën, dërgon për kurim në Turqi vogëlushen që u dogj me tenxheren e qumështit

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, kryeministri Rama ka njoftuar se vogëlushja dy vjeçare, e cila është djegur në tenxheren e qumështit, është nisur për në Turqi për mjekim të specializuar.

“Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion-ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll ?Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë ?”,– shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë që vogëlushja 2-vjeçare, Altea Jubi, nga Peqini, po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar.

Menjëherë pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, kryeministri rama ka kërkuar informacion të plotë mbi shëndetin e saj dhe me sa duket ka arritur të sigurojë një kurim më të specializuar për të, drejt Turqisë.