Ballina Aktualitet Rama: Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE-së

Rama: Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE-së

Duke reaguar sërish online në lidhje me paketën anti-shpifje, Rama tha se shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja,” shkruan Rama në Twitter.

“Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq. Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur,për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë. Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur,” shkroi Rama një ditë më parë.