Ballina Aktualitet Rama tregohet i prerë ndaj BE: O do të jemi Evropë, ose...

Rama tregohet i prerë ndaj BE: O do të jemi Evropë, ose në një situatë ku…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit të tij në Bruksel ka folur rreth hapjes së negociatave me për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rama ka bërë me dije se nuk kërkon asnjë favor apo dhuratë. Duke folur në lidhje me përmbushjen e atyre që i kosideron detyra shtëpie, nuk i ka lënë menjanë paralajmërimet nëse ndodh e kundërta.

“Nuk është çelja e ndonjë problemi të ri, por çelja e një proçesi që do e bëjë Evropën më të fortë. Pra o do të jemi Evropë, ose në një situatë ku të tjerët do jenë shqetësim për vetë Evropën.

Jam i sigurt që për shumë nga njerëzit në këtë sallë që e njohin historinë tonë e të gjitha përpjekjet që janë bërë nga vendi në vitet e kaluara, nuk është e vështirë të kuptohet se pse është me kaq rëndësi të hyjmë në këtë fazë e për të tjerë është me rëndëi të dijnë dhe sa përpjekje e po ashtu nëpërmjet sa shumë vështirësish kemi kaluar për të mbërritur në këtë moment dhe do të nënvizoja nga fjala e presidentit atë cfarë hera herës e marrim të mirëqenë që ka të bëjë me situatën aktuale në Ballkan.

Qysh prej 2014 kemi një ndryshim mjaft thelbësor që është vullneti i përbashkët për të punuar drejt një të ardhme më të mirë për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë të gjithë rajonin në një nivel tjetër kuptimi reciprok e respekti të ndërsjelltë.

Ne dhe askush tjetër në këtë ndërtesë a këtë qytet s’duhet të harrojë se ajo që është arritur është një arritje e madhe dhe është e rëndësishme të mbrohet e të forcohet që të sigurohemi që e ardhmja nuk do të na kthejë fantazmat e të shkuarës.

LEXO EDHE:  Aksidentohet këmbësori në Burrel, i riu dërgohet në spital pas përplasjes nga makina

S’jemi as naivë e të paduruar por thjesht e dimë çfarë do të thotë lufta. Për ne s’është e lehtë se e shkuara jonë s’ishte aspak bujare dhe procesi i shtetndërtimit për të gjitha vendet në rajon është një proces i ri, aq i rëndësishëm në mos më i rëndësishmi se sa vetë anëtarësimi se i mban të gjithë bashkë për një qëllim të përbashkët”, theksoi Rama në sallën e Parlamentit Europian.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Rama theksoi se jemi i vetmi vend në Botë ku një OMN është një fuqi kushtetuese, për të siguruar se reforma jonë në drejtësi është reale dhe procesi i rivlerësimit të cdo prokurori e gjyqtari është real.

“E besojmë fort që na duhet për breznitë e ardhshme një sistem drejtësie i mirëfilltë, i drejtë, i ndershëm dhe funksnional, se ne duam dëshpërimisht që ky integrim të ecë përpara dhe përfundimisht të ndodhë.

Reforma në Drejtësi dhe Vettingu po japin rezultatet e para pasi deri më tani  17 pesha të rënda të sistemit të vjetër nuk kanë hyrë në procesin e Vettigut, pra janë tërhequr, duke përfshirë ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm”, theksoi Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook