Ballina Aktualitet Rama uron “mirëmëngjes” me një ftesë për të gjithë shqiptarët (Video)

Rama uron “mirëmëngjes” me një ftesë për të gjithë shqiptarët (Video)

Kryeministri Edi Rama i ka uruar “mirëmëngjes” të gjithë shqiptarëve duke i ftuar që të bëhen pjesë e fushatës kombëtare për mbjelljen e pemëve.

Qytetarët ftohen që t’i bashkohen aksionit më 23 dhe 24 shkurt, të cilat i cilëson si ditët kombëtare të pemëve.

Në kuadër të kësaj nisme synohet mbjellja e 20 milionë e 200 mijë pemëve deri më 2020.

Postimi i Edi Ramës

MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë ftesë për të qenë të gjithë bashkë pjesë e fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve, që ka nisur prej muajsh tanimë në mbarë vendin, ju uroj një javë të mbarë 🌳 👍 🌳

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook