Ballina Aktualitet Rapa flet për aeroportin e Vlorës: Do të hapë 1 mijë vende...

Rapa flet për aeroportin e Vlorës: Do të hapë 1 mijë vende pune

Kryeministri Edi Rama, para qytetarëve të Vlorës ku prezantoi projektet për këtë qytet, u ndal tek ndërtimi i aeroportit, duke theksuar se ai do t’i jap një shtysë të madhe zhvillimit ekonomik, jo vetëm në këtë zonë por gjithë Shqipërinë.

Rama tha se vetëm në këtë projekt do punësohen  rreth 1 mijë njerëz, ndërsa sipas tij tarifat e fluturimit  do të jenë më konkurrueset në rajon.

“Në muajt në vijim do të fillojmë ndërtimin e aeroportit. Aeroporti në vetvete kërkon mbi 1000 forca pune. Nëse direkt në aeroport do të ketë mbi 1000 punësime, për shkak të aeroportit vlerësohet botërisht se rritja e punësimit është 1 me 27. Ne kemi kërkuar dhe jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës, aeroportin me tarifat më të ulta në rajon.”- tha Rama.

Krahas aeroportit të udhëtarëve Rama tha se ka kërkesë edhe për aeroport mallrash.

“Ne duam një aeroport që të përpunojë edhe mallra, jo vetëm udhëtarë. Këto janë kërkesat tona.”, shton kryeministri.

Duke folur për punësimin në vend, Kryeministri tha se  vetëm në periudhën mars-maj 2018 janë bërë 10 mijë punësime të reja. Për pagat dhe informalitetin, ai kishte një paralajmërim për kompanitë.

“41% e të punësuarve në kompanitë e mëdha figurojnë me pagë 300 mijë lekë. Kjo është gënjeshtër, nuk është e vërtetë. Nuk ka ekonomist, financierë, inxhinierë dhe të tjerë të kësaj kategorie që punojnë në kompanitë e mëdha dhe marrin 300 mijë lekë. E vërteta është se kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë që të shmangin taksat.”, tha Rama.

Në Vlorë kryeministiri Edi Rama, u prit me protesta të organizuara nga partia demorkatike ku qytetarët mbanin në  duar pankarta me mbishkrimin, “Edi Rama është peshku i madh”. Protestuesit kanë tentuar që të bëhen pjesë e aktivitetit të organizuar nga kryeministri, por nuk u lejuan nga garda dhe policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook