Ballina Aktualitet Raporti/ Cilat janë degët më të kërkuara nga studentët?

Raporti/ Cilat janë degët më të kërkuara nga studentët?

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka publikuar një dokument ku paraqiten 20 degët më të kërkuara nga studentët.

Në dokumentin e paraqitur, sipas raportit të kryer për vitin akademik 2017-2018 dega më e kërkuar është Administrim – Biznes me plot 8734 kërkesa, Drejtësia është dega e dytë më e kërkuar me 8314 kërkesa, di dhe Punë Sociale me 8012 kërkesa.

Ndërkaq shihet se degët e Mjekësisë, Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji pozicionohen në dy vendet e fundit duke qenë degët më pak të kërkuara.

Ministrja thekson se statistika ka dalë nga të dyja raundet e aplikimit në ciklin e I-rë për vitin akademik 2017-2018.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook