Ballina Aktualitet Raporti/ Shqipëria “nyja” kryesore në kultivimin dhe shpërndarjen së drogës në Europë

Raporti/ Shqipëria “nyja” kryesore në kultivimin dhe shpërndarjen së drogës në Europë

Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Droga, me seli në Lisbonë në raportin e këtij viti shkruan se rrugët e trafikut të drogërave kanë ndryshuar me hyrjen e vendit tonë në tregun e trafikut dhe kultivimit të kanabisit.

2017 e gjen Shqipërinë vend prodhues të kanabisit dhe rrugë kryesore e trafikimit të lëndëve narkotike në Europë.

Duke e cilësuar si vend jashtë Bashkimit Europian, raporti ngre shqetësimin për këtë fenomen, pasi vendi unë nuk ka qenë vitin e shkuar pjesë e këtij raporti

 “Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të barit të kanabisit ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende”, thuhet në raport.

Në hartat e publikuara nga raporti, shihet që Shqipëria ndodhet si në rrugën e trafikut të barit të kanabisit, ashtu dhe të vajit të kanabisit.

Raporti thekson se grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të përfshirë në tregtimin e vajit Afganistan të kanabisit, kryesisht në Europën Qendrore dhe Lindore përmes Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas raportit të Tregjeve të Drogave në Europë 2016,  Shqipëria dhe Holanda duket të jenë nyjet kryesore të shpërndarjes për vajin afgan të kanabisit.

Raporti bazohet në informacionin që Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Droga merr nga shtetet anëtare të BE, shteti kandidat Turqia dhe Norvegjia.