Ballina Aktualitet Reagimi i fortë/ Idrizi sulm ndaj qeverisë: Tentuan të na zhduknin!

Reagimi i fortë/ Idrizi sulm ndaj qeverisë: Tentuan të na zhduknin!

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të PDIU, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, nuk ka kursyer sulmet për qeverinë.

Idrizi tha se partinë e tij tentuan që ta zhduknin, ndërsa përmendi edhe zgjedhjet e kaluara, ku sipas tij u janë vjedhur mandatet.

“Sido që të marrin votat, të na marrin mandatet, nuk mund të na zhbëjnë se nga veriu në jug. Do na kenë si një thumb, ngulur në trurin e tyre. Nuk e prishin dot këtë lëvizje, pasi kjo është partia e madhe. Ata mund të vjedhin mandatin e Idrizit, Takut, Mesilës, por nuk e vjedhin dot misionin tonë. Se vjedhin dot Çamërinë, sado që të flasësh për të, sado të përbetohesh për të. Pas një viti që u krye ai turp, siç ishin zgjedhjet, pasojat janë këto. Ata tentuan të lënë jashtë Kuvendit PDIU. Jo vetëm për të patur tepsinë me veten, por u bë e qartë kur çështja çame nuk përfshihet në programin e qeverisë”, tha Idrizi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook