Ballina Aktualitet Video/ Reagon Blushi në Facebook: Shikoni se si votat e LIBRA i...

Video/ Reagon Blushi në Facebook: Shikoni se si votat e LIBRA i kalojnë PS dhe PD

Kreu i LIBRAS, Ben Blushi ka reaguar me një status në Facebookun e tij personal ku ka bërë të ditur edhe njëherë pretendimet e tij për vjedhje votash.

Ben Blushi ka vendosur ti japë më shumë zë dhe fuqi pretendimit të tij për vjedhje vote duke treguar me një video se si votat e LIBRA-s shkojnë për PD dhe PS. Në mesazhin e tij ai shkruan se LIBRA arriti të provojë me figurë rastin se si vidhen votat në zgjedhje dhe transformohet rezultati në Shqipëri sipas pëlqimit.

Mesazhi në Facebook i Blushit

Në 27 vjet janë akuzuar të gjitha palët për vjedhje votash por shumë pak prova jane kthyer në dëshmi publike. LIBRA arriti të provojë me film, pra me figurë se si vidhen votat dhe si tranformohen rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Kjo është vetëm një kuti nga afro 1200 që ka Tirana dhe mbi 5300 që ka gjithë vendi. Ju lutem ti bëni share pasi të instrukton si te njohësh vjedhjen cka mbetet nje detyrim praktik për çdo shqiptar.