Ballina Aktualitet Reagon Haki Çako, efektivët e policisë së Elbasanit të paaftë, emërohet drejtori...

Reagon Haki Çako, efektivët e policisë së Elbasanit të paaftë, emërohet drejtori i ri

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako i’u drejtua punonjësve të policisë së Elbasanit si “të paaftë”

Në një deklaratë për shtypin ditën e sotme Çako lajmëroi pushimin nga puna të 12 drejtorëve të policisë së Elbasanit.

Shkak ishte përplasja që pati policia me një mjet Audi të blinduar, ku Audi përplasi një makinë policie dhe futet në një treg ushqimor, ndërsa blutë e Elbasanit e lanë të ikte duke mos vepruar.

Çako, ka shkarkuar të gjithë drejtorët e policisë në Elbasan dhe në krye të policisë së këtij qyteti ka emëruar Altin Qato.

Deklarata e Çakos:

Fatkeqësisht, forcat policore nuk ishin në lartësinë që kërkon detyra. Mosveprimi i tyre solli që të dyshuarit të largohen dhe kësisoj operacioni të dështonte. Pamjet filmike të operacionit të dështuar ishin gjithashtu tronditëse. Dëshmia që u përcoll në opinionin publik e forcave policore që vëzhgonin të dyshuarit teksa largoheshin, madje dhe goditeshin prej tyre pa marrë asnjë kundërpërgjigje, ishte shokuese. Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të SHÇBA-së, është arritur në konkluzionin se strukturat drejtuese dhe operuese në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë treguar të paafta për të menaxhuar situatën e krijuar në datën 18 shtator 2017. Me veprimet dhe akoma më keq me mosveprimet e tyre, situata është përshkallëzuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë nuk janë arrestuar dhe vendosur përpara drejtësisë në kohën e duhur.” – tha ndër të tjera Çako.