Ballina Aktualitet Rekord historik: Shqipëria shënon numrin më të lartë të azilkërkuesve

Rekord historik: Shqipëria shënon numrin më të lartë të azilkërkuesve

Një rritje e frikshme e azilkërkuesve në Francë në vitin 2017, e konsideruar sot si rekord historik nga mediat franceze, mban firmën e  Shqipërisë, duke kryesuar kundrejt prurjeve nga vendet e tjera të botës.

Janë gjithsej 100412 azilkërkues, një numër i pa arritur asnjëherë tjetër më parë. Ky numër është rritur me 17 përqind krahasuar me 2016, ose 6,5 përqind më shumë se shifra më e lartë e regjistruar deri më sot. Kurse krahasuar me 2015 që shënonte numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë, kjo shifër është rritur me 22 përqind.

Numri më i lartë të kërkesave për azil është çuditërisht nga Shqipëria…

Franca është një nga vendet e para përsa i përket numrit të azilkërkuesve, por sidoqoftë pas Gjermanisë që në 2017 kishte rreth 200 mijë kërkesa.

Mbi 36 përqind e azilkërkuesve kanë arritur të fitojnë statusin e emigrantit.

Sipas të dhënave të Ofpra, 6,5 përqind ose 7630 është numri i azilkërkueseve nga Shqipëria, numër i cili ka shënuar një rritje me 66 përqind.

Në vend të dytë është Afganistani me 5987 kërkesa, i treti Haiti me 4934, Sudani me 4486, Guinea me 3780.

Përveç 100412 kërkuesve duhet patur parasysh se ekziston edhe një numër tjetër emigrantësh që ende nuk kanë depozituar kërkesën për azil. Ende nuk është saktësuar nëse Franca është vendi i parë i futjes së emigrantëve, apo ata vijnë nga një vend tjetër i BE-së.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprak“Pedofili më i tmerrshëm në histori” abuzoi me 919 vajza të mitura, ja cili është (Foto)
Artikulli tjetërFOTO/ “Bomba” gjysmë braziliane dhe japoneze, një ndër femrat më të nxehta