Ballina Aktualitet Rihapet autostrada Tiranë-Durrës, qarkullimi sot në rrugën e riveshur me asfalt

Rihapet autostrada Tiranë-Durrës, qarkullimi sot në rrugën e riveshur me asfalt

Autoriteti Rrugor dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se punimet përgjatë autostradës Tiranë – Durrës do të ndërpritenin gjatë mëngjesit të së premtes për të rinisur përsëri të hënën.

Ky ndalim i punimeve është bërë për të lehtësuar qarkullimin e pushuesve gjatë fundjavës për në bregdet.

Brenda një javë në autostradën Tiranë-Durrës ka përfunduar riparimi i segmenteve Qafë-Kashar-Vorë deri në Maminas.

Mësohet se gjatë mëngjesit të së premtes trafiku ka qenë normal përgjatë autostradës, duke qenë se punimet janë ndërprerë mëngjesin e së premtes.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mëngjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH.

Riparimi i pjesëve më të dëmtuara të autostradës Tiranë-Durrës do të realizohet me fondet e Bankës Botërore dhe kanë një kosto prej 615 mijë eurosh.

Ndërhyrja e plotë parashikohet që të përfundojë më 1 korrik, duke mos u kthyer në një pengesë për qarkullimin gjatë pikut të sezonit turistik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook