Ballina Aktualitet Rinis qarkullimi në rrugën Vlorë-Orikum, pasi u bllokua nga rënia e shkëmbinjve

Rinis qarkullimi në rrugën Vlorë-Orikum, pasi u bllokua nga rënia e shkëmbinjve

Pasi kishte tre orë i bllokuar nga rënia e disa masivëve shkëmborë, është hapur qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum.

Shkëmbinjtë janë larguar nga traseja e rrugës nga forcat xheniere, të cilët kanë dhënë dhe garanci për lëvizjen, edhe pse policia kishte njoftuar se mund të kishte dhe shembje të tjera.

Forcat xheniere njoftojnë se nuk ka më rrezik për rrëshqitje të tjera në rrugë dhe rënie të gurëve.

Kështu lëvizja e makinave ka rinisur, pasi mijëra udhëtarë kishin rreth 3 orë të bllokuar, duke krijuar rradhë me kilometra të gjatë.