Ballina Aktualitet Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës/ ARRSH dhe Policia japin lajmërimin e rëndësishëm,...

Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës/ ARRSH dhe Policia japin lajmërimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhë prej mëngjesit të së hënës

Duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të së hënës nis faza e katërt e punimeve për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tirane – Durrës .

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se punimet do të vazhdojnë në segmentin Shkozet – Durrës në drejtimin Tirane – Durrës.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1.  Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 deri ne 22:00 te dites se hene date 25/06/2018.

2.  Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne mbikalimin e Shkozetit ne drejtim te rruges se unazes shkozetit  dhe te ndjekin Shkozet – Durres ( zona kenetes) ose unazen e Shkozetit.

3.  Ky devijim do te vazhdoje deri deri ne oren 22:00 date 25/06/2018

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet – Durres do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durres – Tirane për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë sërish opinionin publik.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook