Ballina Aktualitet I riu vdiq në paraburgim/ Familjarët kërkojnë drejtësi, protestojnë para Komisariatit me...

I riu vdiq në paraburgim/ Familjarët kërkojnë drejtësi, protestojnë para Komisariatit me arkivol në duar

Familjarë, të afërm dhe përfaqësues të komunitetit rom i kanë dhënë lamtumirën e fundit 27-vjeçarit Enea Ftoji, i cilu u gjend i vdekur në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës.

Para se të përcillnin drejt banesës së fundit djalin e tyre, ata kanë protestuar para Komisariatit të Korçës, duke mbajtur në duar arkivolin e 27-vjeçarit.

Me pankarta në duar “Lart policisë raciste”, “Duam drejtësi” e të tjera, ata kërkojnë që përgjegjësit e vdekjes së të riut të përballen me ligjin.

Famijarët akuzuan sërish policinë e Korçes për vdekjen e të riut.

Pas marrjes në pyetje në Komisariat, i ndjeri do të duhej të dilte në gjyq, por në vend të kësaj ka përfunduar në morgun e qytetit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, për rreth katër orë, tre ekspertë mjeko-ligjore, dy të pavarur dhe një i Institutit të Mjekësisë ligjore kanë kryer ekspertizën, ndërkohë që përgjigjet pritet të dalin pas tre javësh.

Kujtojmë se në trupin e 27-vjecarit kishte shenja dhune.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook