Ballina Aktualitet Rivlerësimi i pasurisë, nesër afati i fundit për procedurat

Rivlerësimi i pasurisë, nesër afati i fundit për procedurat

Specialistja e  shërbimit, në ADISA, shpjegon për qytetarët që ende nuk kanë nisur procedurat e rivlerësimit të pasurisë se duhet të dorëzojnë dokumetacionin përkatës brenda orës 11 të datës 31 Maj sepse më vonë nuk do të kenë mundsi dhe thekson se nuk do të ketë më shtyrje afati.

“Të gjithë qytetarët që janë njohur me llogaritjen e tarifës prej 2% të rivlerësimit janë njohur me të dhe kanë ardhur në sportelet  e ADISËS për të bërë aplikimet përkatëse, duhet të bëjnë aplikimin pranë sporteleve tona dhe pagesën duhet ta bëjnë po ditën e nesërme brenda datës 31. Për qytetarët që vijnë për herë të parë kanë afatin deri nesër në orën 11:00 për të dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe po nesër do të njihen me tarifën që duhet të paguajnë.”

Rivlerësimi i pasurive të patundshme ka nisur në muajin shtator të vitit të kaluar dhe ishte parashikuar të përfudnonte në muajin shkurt, afat që u shty në datën 31 Maj për t`ju ofruar më tepër kohë qytetarëve.