Ballina Aktualitet Rregulla të reja për importin e makinave, ja cilat mjete i plotësojnë...

Rregulla të reja për importin e makinave, ja cilat mjete i plotësojnë standartet

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë.

Sipas ministrit të  Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, do të  lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat  plotësojnë standartet  Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme, që të vazhdojë  futja e automjeteve të vjetëruara të cilat ndosin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit si pjesë e nismës së ndërmarrë së fundmi, është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërkesë kjo e hershme e bizneseve.

Ndërsa për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit  duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër.

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite, ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin. Sipas ISHP, ndotja e mjedisit vitet e fundit është bërë shkak i mbi 40 mijë lloje sëmundjesh, ku pjesa më e madhe janë rrezik serioz  për jetën e qytetarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook