Ballina Aktualitet Rregullorja e re, vjen lajmi i mirë për maturantët ngelës

Rregullorja e re, vjen lajmi i mirë për maturantët ngelës

Pas disa vitesh, matura 2018 vjen me një lajm të mirë për 37 mijë nxënësit.

Rikthehet sezoni i vjeshtës për mbetësit, pra maturantët kanë të drejtë ritestimi nëse janë mbetës në 1 apo më shumë provime të maturës 2018.

Sipas rregullores së re, maturanti konsiderohet mbetës nëse ka marrë më pak se 20% të pikëve të testit, në secilën prej 5 provimeve të detyruara të procesit, që i çon ata në fakultet.

Megjithatë, ministria e Arsimit nuk e ka publikuar ende udhëzimin që do t’i njohë mbetësit me datat dhe oraret e riprovimeve, duke penalizuar maturantët të planifikojnë pushimet verore.

Ndërkohë, nesër maturantët do të zhvillojnë provimet e fundit, ato me zgjedhje, që do të përmbajnë 20 pyetje secili, 10 pyetje me alternativa dhe 10 me zhvillim. Vitin e kaluar, maturantet mbetes duhet te prisnin nje vit per te hyre serish ne provime./tch

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook