Ballina Aktualitet “Rreziku në Gjirokastër, më i madh nga sa mendohet”, deputeti i PD...

“Rreziku në Gjirokastër, më i madh nga sa mendohet”, deputeti i PD ngre alarmin…

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka ngritur alarmin se në Gjirokastër, në kodrën e Shtufit, rreziku mund të jetë shumë më i madh nga sa mendohet, pas reshjeve të shumta gjatë 48 orëve të fundit dhe rrezikon që toka të rrëshqasë.

Me anë të një statusi në Facebook, Shehu ka kërkuar dërgimin e një ekipi të specializuar për të vlerësuar gjendjen, shkaqet e rrëshkitjes dhe perspektivën e të gjthë zonës.

Postimi i Tritan Shehut

RREZIKU NE GJIROKASTER NE KODREN E SHTUFIT MUND TE JETE SHUME ME I MADHE SE SA MENDOHET.
Mbas disa konsultave informale dhe jo te thelluara qe realizova ne keto ore, mbas reshkitjes mbi ate pallat 8 katesh aty, qe jo vetem demtoi rende ate godine, por rrezikon dhe jeten e qytetareve, i bej thirje Qeverise, Pushtetit Lokal ta analizojne e investikojne urgjent e me shume seriozitet ate qe po ndodh ne ate zone.
Gjykoj se rreziku eshte shume me i gjere, me i madh e me akut se sa ka ndodhur deri tashti, vecanerisht me rifillimin e rreshjeve kjo.
Kerkoj dergimin aty te ekipeve te specializuara per te vleresuar gjendjen, shkaqet e rreshkitjes dhe perspektiven e te gjthe zones.
Nga ana tjeter duhen nxjerre edhe pergjegjesite per sa eshte studjuar, lejuar, ndertuar, duke krijuar aty nje “masaker” urbane me pasoja shume te renda, gje per te cilen prokuroria e Qarkut eshte vene ne levizje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook