Ballina Aktualitet “Rruga e Kombit”, ja sa është tarifa për kuksianët. Zbritje për përdoruesit...

“Rruga e Kombit”, ja sa është tarifa për kuksianët. Zbritje për përdoruesit e shpeshtë

Nga Ornela Manjani

Grupi ndërministror qeveritar dhe kompania koncesionare e rrugës Milot-Morinë kanë përmbyllur procesin e negociatave, duke dalë me një formulë konkrete për tarifimin preferencial të banorëve të qarkut të Kukësit, autobusëve të linjës dhe përdoruesve të shpeshtë. Burimet nga grupi negociator bëjnë të ditur se të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun e Kukësit do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim. Përdoruesit e qarkut të Kukësit do të parablejnë përmes ‘Telepass’, në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar.

Reduktimi i tarifës do të aplikohet edhe për linjat e transportit publik, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Tarifa e tyre e kalimit do të jetë gjithashtu 100 lekë me TVSH për një kalim. Kategoria e tretë përfituese e tarifave të lehtësuara është ajo e përdoruesve të shpeshtë të rrugës, ku përfshihen qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët e përdorin aksin rrugor në mënyrë të vazhdueshme. Parimi i vendosur është ai i reduktimit të tarifës në varësi të numrit të udhëtimeve. Sa më shumë të udhëtosh, aq më shumë përfiton nga ulja. Fatura për politikat lehtësuese do t’i kaloje buxhetit të shtetit, i cili për 30 vite do t’i paguajë koncesionarit 48.5 milionë euro./G.sh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook