Ballina Aktualitet Saranda i “kthen kurrizin” turistëve, ja gjendja skandaloze që ndodhet qyteti pranë...

Saranda i “kthen kurrizin” turistëve, ja gjendja skandaloze që ndodhet qyteti pranë sezonit turistik

Ndodhemi pranë hapjes së sezonit turistik por mesa duket po e gjen Shqipërinë të papërgatitur për të pritur emigrantët që kthen në vendlindje apo turistët e huaj që shtohen çdo vit.

Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët për shkak të pozicionit në të cilin ndodhet, dhe nga mrekullitë natyrore që ndodhen në qytetin jugor, ku më e rëndësishme është vija bregdetare.

Por në mënyrë paradoksale Saranda këtë vit i ka kthyer kurrizin turistëve dhe ndotja në qytetin jugor është shumë e madhe.

Këto foto tregojnë qartë gjendjen e rënduar në Sarandë, ku plehrat mbizotërojnë në rrugë ndërkohë që kazanet e mbeturinave janë bosh, plehrat hudhen jashtë tyre. Një gjë mjaft absurde pasi plehrat janë bashkëshoqërueset e kësaj perle bregdetare.

Udhëtarë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturinat vend e pa vend. Papastërtitë janë të dukshme edhe afër plazheve, shumë pranë pushuesve, ku grumbullime të tyre kanë lënë shije të hidhur edhe tek pushuesit e huaj, të cilët frekuentojnë natyrën shqiptare dhe janë të shumtë kohët e fundit.

Duke marrë parasysh situatën e rënduar që ndodhet perla bregdetare e jugut shpresojmë që institucionet bashkiake të marrin masa paraprake për sistemimin e këtij problemi mjaft të përhapur dhe pritjen e vizitorëve në kushte sa më të mira dhe të denjë për një qytet si Saranda.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook