Ballina Aktualitet Sarandë/ Asgjësohen 265 rrënjë kanabisi, arrestohet bariu i zonës

Sarandë/ Asgjësohen 265 rrënjë kanabisi, arrestohet bariu i zonës

Një parcelë me 265 rrënjë kanabisi, është zbuluar sot nga policia e Sarandës në fshatin Vergo, të Delvinës.

Parcela me drogë u zbulua në vendin e quajtur “Sinanaj”, ku u zbuluan dhe u asgjësuan 265 bimë narkotike “cannabis sativa”.

Sipas burimeve policore, në pranga ka rënë shtetasi Vasil Nune, 61 vjeç, nga Novosela.

Bëhet me dije se nune është bari i zonës, i cili edhe në vitin 2015 është kapur me 12 kg marijuanë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook