Ballina Aktualitet Sekuestrohen 6 celularë në burgun e Fierit, u tentua të futeshin përmes...

Sekuestrohen 6 celularë në burgun e Fierit, u tentua të futeshin përmes pakove postare (Foto)

Polcia ka sekuestruar 6 celularë, të cilët u tentuan të futeshin në burgun e Fierit përmes kutive postare.

Sipas burimeve zyrtare nga policia e Fierit, bëhet me dije se telefonat e fshehur në disa pako postare do t’iu dërgoheshin 2 të burgosurve.

Njoftimi i policisë:
Kapen 6 celularë në burgun, tentuan t’i fusin me pako postare në IEVP Fier
Gjashtë telefona celularë janë kapur nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Fier, pasi ishin dërguar përmes pakove postare tek dy shtetas që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur.
Celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të IEVP. Në datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar, për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që ju dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung.
IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve. Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook