Ballina Aktualitet Sërish ‘furtunë’ në administratë, ndjekje penale për 25 zyrtarë të Hipotekës dhe...

Sërish ‘furtunë’ në administratë, ndjekje penale për 25 zyrtarë të Hipotekës dhe ALUIZNI-t

Ministria e Drejtësisë, ka çuar për ndjekje penale 25 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t.

“25 punonjësit, në ndjekje penale për korrupsion. Ndjekje penale për korrupsion nga 16 prilli deri 30 maj”, thanë burime nga MD.

Kujtojmë se vetëm 3 ditë më parë, kryeministri Rama shkarkoi 4 drejtorë Hipoteke dhe dy të ALUIZN-it, për shkak të performancës së ulët.

Kujtojmë se prej kohës Rama ka paralajmëruar shkarkime nga puna për të gjithë punonjësit e administratës që nuk përmbushin kërkesat dhe nuk janë efeçientë në punë, ku në fokus është shërbimi ndaj qytetarëve, ndërsa nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata janë çuar për procedim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook