Ballina Aktualitet Sërish protesta nga Naftëtarët, por këtë herë kërkojnë diçka tjetër

Sërish protesta nga Naftëtarët, por këtë herë kërkojnë diçka tjetër

 

Punonjësit e uzinës së Përpunimit të Naftës në qytetin e Ballshit kanë dalë sërish në protesta, kësaj here me kërkesën për hapjen e uzinës dhe rikthimin e tyre në punë.

Protesta ka nisur disa minuta më parë në ambientet pranë uzinës. Punonjësit kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e situatës në një kohë sa më të shpejtë.

“Ramë dakord me zëvendës/ministrin të përshpejtojë procedurën  për rifillimin e uzinës në punë, për të gjetur biznesmenë të fuqishëm. Janë afruar tre biznesmenë, tani është në dorë të qeverisë dhe të bankës që e ka këtë me vendim gjykate. Pronari iku përfundimisht, e dorëzoi. Do ti marrë detyrimet ai që do të vijë”.-tha njeri ndër përfaqësuesit e sindikatës, i cili ishte pjesë e delegacionit që takoi përfaqësuesit e shtetit (Ministrin Gjiknuri e Ahmetaj)

Kjo e disata herë që naftëtarët dalin në protestë. Më e fundit dhe për nga rëndësia, ishte marshimi i tyre drejt Tiranës në kërkim të pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura. Protesta e cila erdhi direkt e në dyert e Ministrisë së Industrisë mori një zgjidhje pas naftëtarëve iu premtua se rrogat do t’i merrnin brenda 48 orëve. Tashmë naftëtarët kërkojnë dhe plotësimin e pjesës tjetër të premtimit të bërë nga qeveria, atë të rikthimit të tyre në punë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook