Ballina Aktualitet Shehaj sfidon hapur Gjiknurin: Dorëhiqem nëse kam dhënë 100 euro për t’u...

Shehaj sfidon hapur Gjiknurin: Dorëhiqem nëse kam dhënë 100 euro për t’u bërë deputet

Menjëherë pas deklaratave të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka ardhur dhe reagimi i deputetit të Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Agron Shehaj.

Gjiknuri iu përgjigj akuzave të bëra ndaj tij nga Shehaj, duke e cilësuar thashethem faktin se ai ka dhënë 1 mln euro për t’u futur në listën e Pd-së për deputet. 

Por deputeti demokrat, përmes një deklarate e ka sfiduar hapur minsitrin Gjiknuri.

“Nëse del që unë kam dhënë jo 1 milion euro, por 100 euro për t’u bërë deputet, unë dorëhiqem. Por nëse del që ju keni folur me Zoton për çështje parash, a do e jepni dorëheqjen”, shkruan deputeti Agron Shehaj.

LEXO EDHE:  Julian Deda ironizon pyetjet drejt tij: Tani që e kam me Lulin shkoj pi kafe në Surrel përditë me Ramën

Po pas kësaj deklarate, ka reaguar ministri Gjiknuri, i cili tha:

“Aq sa të besojnë qytetarët vlonjatë që të dhanë votën, aq do të besojnë edhe qytetarët shqiptarë për këto postime facebook-u”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook