Ballina Aktualitet Shehu: Falë Ramës po ringjallet sistemi komunist në Shqipëri…

Shehu: Falë Ramës po ringjallet sistemi komunist në Shqipëri…

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka denoncuar politikën që po ndjek qeveria Rama me sistemin shëndetësor.

Shehu në një postim në Facebook shkruan se qarkullimi i mjekëve nga qendra drejt periferisë është ringjallje e sistemit komunist.

“Shëndetësia shqiptare ka nevojë për strategji të qarta zhvilluese, decentralizim të thellë institucional, financime adeguate, transparencë etj; jo per Lei Fe Nizma e vendime të diktaturës”, shkruan Shehu.

Postimi i plotë

SHËNDETËSI, QARKULLIMI KOMUNIST PO RINGJALLET!

Ka filluar me sektorin e “nënës e fëmijës” i  shumë përfoluri dhe i aspak racionali, “qarkullimi” i mjekëve të Qendrës drejt periferisë.

Një vendim absurd e arbitrar ky, që absolutisht nuk mund të zgjidhë gjendjen katastrofale të sistemit tonë shëndetësor,  spitalor në veçanti, situatën tragjike përsa i përket numrit të mjekëve, specialiteteve e shtretërve në vend.

Shëndetësia shqiptare ka nevojë për strategji të qarta zhvilluese, decentralizim të thellë institucional, financime adeguate, transparencë etj; jo per Lei Fe Nizma e vendime të diktaturës.

Këto masa, jo vetëm që nuk do të përmirësojnë gjendjen, por përkundrazi duke tentuar të maskojnë realitetin e dëmtuar rëndë edhe Qendrën, veçse do shpejtojnë kolapsin e plotë të sistemit.

FATKEQËSISHT PAK KOLEGë PO NGRENË ZËRIN PUBLIKISHT NDAJ KËTYRE VENDIMEVE TË VERBËRA!

Kaq thellë paska hyrë frika në “palcë”!?

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook