Ballina Aktualitet Shembet godina e ish-uzinës së superfosfatit në Laç duke zënë poshtë dy...

Shembet godina e ish-uzinës së superfosfatit në Laç duke zënë poshtë dy persona, vdes në Spitalin Ushtarak një nga të rinjtë e plagosur (Emrat)

Një pjesë e murit të ish-uzinës së superfosfatit në Laç është shembur, duke plagosur edhe dy persona të cilët po nxirnin skrap.

Mësohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin e Traumës, Tiranë për shkak të plagëve të marra, ndërsa raportohet se i dëmtuari tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.

Të rinjtë, njëri prej të cilëve identifikohet si Drilon Lamaj dhe tjetri si Dashamir Hajha, po shembnin një godinë për t’i marrë hekurin, ndërsa është shembur një pjesë e saj e cila i ka zënë poshtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook