Ballina Aktualitet Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën, përfundojnë...

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën, përfundojnë gjithnjë në divorc

Kemi dëgjuar që shumë çifte ndahen pasi nuk kanë përputhje karakteri midis tyre, ose për arsye të tjera.

 Por shumë pak prej nesh do të mendonte se kjo gjë mund të ndodhë pasi çiftet nuk kanë asnjë përputhje sipas shenjave të tyre të horoskopit.

Ju bëjmë me dije se para se të merrni një lidhje seriozisht ndoshta duhet të lexoni se me cilën shenjë nuk do të shkoni kurrë mirë, pasi ka shenja që në shumicën e rasteve përfundojnë të ndarë.

Dashi

Nuk duhet të lidheni me një Bricjap! Dashi thyen rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta frikësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë.

Spontaniteti është emri juaj I dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim më parë.

Problem tjetër është që Bricjapi është “i martuar” me punën, dhe gjasat janë që jut ë ndiheni sikur jeni të lidhur me shefin, jo me Bricjapin tuaj.

Demi

Mos u lidhni me një Ujor! Juve ju pëlqejnë rregullat e traditat, ndërsa Ujori është shumë robotik. Në lidhje, ju jeni zemra dhe ngrohtësia me një gotë shampanjë dhe çokollata franceze.

Ujori vepron në një paradoks të ngatërruar mes logjikës dhe rebelimit.

Pas disa takimesh do të kuptoni edhe që nuk ju plotëson materialisht dhe janë shumë kurnacë. Gjërat mund të jenë interesante dhe eksperimentale në krevat, por jashtë tij?.!

Binjakët

Rrini larg Akrepit. Marrëdhënia juaj do të ishte shumë e nxehtë dhe çdo gjë do të rrotullohej rreth seksit. Por Akrepi do t”ju kërkojë besnikëri dhe ekskluzivitet që përpara se të putheni.

Sharmi i tyre është tepër manipulues dhe përpara se ta kuptoni, do ju kenë shndërruar në skllavin e mbretërisë së tyre.

Gaforrja

Nuk duhet të dilni me një Shigjetar! Shigjetari është i egër dhe i lirë, e do të hyjë në jetën tuaj si tornado. Kjo ju duhet që të dilni jashtë guaskës tuaj, por ndërkohë ky proces do t”ju shkaktojë ankth pafund.

Shigjetari udhëton, eksperimenton dhe provon gjëra të reja gjithë kohës, e kjo bie ndesh me traditat tuaja, me nevojat për siguri dhe familjaritet.

Një Shigjetar nuk do kuptonte kurrë pse ju keni nevojë të kaloni kohë me familjen.

Luani

Mos u lidhni me një Peshk. Janë ëndërrimtarë dhe do ju magjepsin shpejt. Do ju ngrenë në ajër do ju bëjnë të shkëputeni nga realiteti. Por përtej fantazive, do të kthehet stresuese luhatja e humorit dhe depresioni.

Çdo veprim normal të Peshqve ju do e merrni personale dhe do mendoni se problem jeni ju.

Problem tjetër është që të dyja shenjat nuk dinë të menaxhojnë paratë dhe gjasat janë të mbyteni në borxhe.

Virgjëresha

Larg Peshores! Takimet tuaja të para do të jenë magjike. Ata do ju vlerësojnë, do ju kuptojnë në çdo gjë.

Por kjo nëse do të jeni në gjendje të lini takime. Emri i dytë i Peshores është “ndoshta”. Ata zor se u qëndrojnë planeve dhe nuk përfshihen emocionalisht.

Durimi do ju soset dhe kjo do të nxjerrë në pah anën më të keqe tuajën.

Peshorja

Mund ta merrni me mend që shenja që duhet të shmangni është Virgjëresha. Keni shije dhe zakone të njëjta dhe në fillim çdo gjë do të shkojë mirë.

Por Virgjëresha është vazhdimisht në një mision vetë-përmirësimi. Do të ndiheni të nxitur e të detyruar të bëni gjëra për të cilat nuk jeni dakord, e kjo do ju lodhë.

Një arsye tjetër është që ju nuk kurseheni me dhurata për njerëzit që adhuroni, nga ana tjetër, Virgjëresha mendon vetëm për vete.

Akrepi

Edhe pse magjepseni nga Binjakët, paaftësia tyre për te përkushtuar në lidhje do nxjerrë anën tuaj më të keqe! Do bëheni xheloz, dyshues, lunatik dhe të fiksuar.

Shigjetari

Do ishit shokë shumë të mirë me Gaforret por kur vjen puna te lidhjet do ju bëjnë të villni! Janë të ëmbël për të ngjitur, çdo lidhje duan ta kthejnë serioze.

Janë aq romantikë sa ende dërgojnë letra dashurie. Kjo është shumë për ta duruar për një Shigjetar.

Bricjapi

Te shenjat e horoskopit, ju jeni babai dhe dashi është fëmija nevojtar. Papërputhshmëria juaj është më e madhe se e të gjithë shenjave të tjera. Dashi do të harxhojë të gjithë pasurinë tuaj ndërkohë që ruan të veten.

Ujori

Ju e admironi Demin por nuk do ta kuptoni kurrë pse ata kanë nevojë të dëgjojnë “Të dua” gjithë kohës. Përveç kësaj, Demi ka shije shumë të shtrenjta që ju si shenjë humanitare nuk i pranoni dot. Ndërkohë që ata porosisin midhje dhe haviar, ju ato

Peshqit

Luani në fillim do ju magjepsë me xhentilesën e tij dhe gjestet romantike. Më vonë do kuptoni që dëshironi diçka më të thellë se një Luan që vazhdimisht mburret për veten.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Punonin si prostituta në lokalin e natës, ndalohen nga policia 8 shqiptare dhe 3 serbe

Meta pret trupin diplomatik në Tiranë: Integrimi në BE, do të ishte një ngjarje historike…

FOTO/ 23 vjeç dhe aksioner në 2 kompani, kjo është “bisha” e bardhë e djalit të Vangjush Dakos

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për qytetin e Kukësit, ja për çfarë bëhet fjalë

“Pse më ngacmove motrën”, shqiptari vret bashkëatdhetarin, gjykata…

Policia jep detaje rreth arrestimit të Gazmir Xhurxhit, mori 17 milionë duke…

HARTA/ Publikohet lista me “100 Fshatrat Turistike”, spikat Lazarati

Ndahet nga jeta Jonuz Musliu, Meta shpreh ngushëllime

Ndarja nga jeta e komandanti të njohur kosovar, Luan Rama ngushëllime familjarëve

Bënte kërdinë duke vjedhur, arrestohet “skifteri” në Berat

Artikulli paraprak“Çfarë po bën? Hiç po rri, po ngrof p***in”, mbesa e Ingrid Gjonit lëshon gojën
Artikulli tjetërÇmendet moti, ja çfarë na pret javën që vjen