Ballina Aktualitet Sherr në një gjimnaz në Gjirokastër, goditet me thikë nxënësi

Sherr në një gjimnaz në Gjirokastër, goditet me thikë nxënësi

Një sherr mes dy nxënësish në një gjimnaz në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen rëndë me thikë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e gjimnazit “Siri Shapllo”.

Njoftohemi se në urgjencën e spitalit Gjirokastër është paraqitur për të marë mjekim shtetasi I.F, nxënës në Gjimnazin “Siri Shapllo”, i cili është konfliktuar në oborrin e shkollës me shtetasin A.D, (nxënës i kësaj shkolle)” informon policia. 

Shtetasi A.D ka goditur me një mjet prerës thikë në kraharor shtetasin I.F, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët shoqëruan autorin në ambjentet Komisariatit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook