Ballina Aktualitet Sherr me thika në Durrës, plagoset 19-vjeçari, arrestohet autori (Emri)

Sherr me thika në Durrës, plagoset 19-vjeçari, arrestohet autori (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, pasi një 19-vjeçar është plagosur me thikë, ndërkohë që Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e plagosjes.

Policia njofton se autori i ngjarjes është arrestuar ndërsa 19-vjeçar është plagosur me thikë, ndërkohë që Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e plagosjes.

Njoftimi i plotë

Specialistët për  Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Arjan  Ajazi 23 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, në Arapaj, Durrës, për motive të dobta ka  plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin I.R. 19 vjeç,  banues në Durrës.

Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 88/1 dhe 279  të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook