Ballina Aktualitet Sherri me armë në Vlorë/ Identifikohen 3 autorët, arrestohet i plagosuri

Sherri me armë në Vlorë/ Identifikohen 3 autorët, arrestohet i plagosuri

Policia e Vlorës ka indentifikuar tre autorët që plagosën ditën e djeshme 30-vjeçarin Eraldo Danaj.

Në kërkim janë shpallur: N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë, G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë si dhe M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe.

Bëhet me dije se edhe i plagosuri ka rënë në pranga pasi gjatë një kontrolli këtij të fundit i është gjetur një sasi me fara kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Identifikohen autorët të cilët ditën e djeshme plagosën me armë zjarri një shtetas, në lagjen “Pavarësia”.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Eraldo.L. (D)., kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje.

Konkretisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve:
N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë,
G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe
M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe.

Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, Eraldo.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ‘Porsche’ e ‘Range Rover’.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim,shitja e narkotikëve”, për shtetasin Eraldo.L.(D), të parashikuar nga nenet 88 e 25, 278/1 dhe 283 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  FOTO/ Bie në rrjetët e peshkatarëve mina afro 600 kg e Luftës së Dytë Botërore

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook