Ballina Aktualitet Sherri mes dy fqinjëve përfundon në plagosjen e njërit prej tyre. Shpallet...

Sherri mes dy fqinjëve përfundon në plagosjen e njërit prej tyre. Shpallet në kërkim autori i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Shënkoll të Elbasanit, ku një shtetas me inicale L.L, ka plagosur fqinjin e tij 36-vjeçarin me iniciale A.Sh, ky i fundit i transportuar menjëherë pë në spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet jashtë rrezikut pë jetën. 

Ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga ku po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.   

 

Në një njoftim zyrtar të policisë për detajet e deritanishme të ngjarjes thuhet se:  

“Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes  me mjet prerës (thikë) të 36 vjeçarit .Më datë 05.12.2018, rreth  orës  16:50, në lagjen “Shënkoll”,  Elbasan, shtetasi L.L.,  për motive të dobëta ka  plagosur me mjet prerës me thikë fqinjin e tij  shtetasin A.Sh., 36 vjeç,  banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën”-njoftoi policia.