Ballina Aktualitet Shifra alarmuese/ Rreth 32% e punonjësve të “Call Center”, probleme me dëgjimin...

Shifra alarmuese/ Rreth 32% e punonjësve të “Call Center”, probleme me dëgjimin e shikimin

Sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se 31.5% e të punësuarve në “Call Center”, kanë shfaqur probleme shëndetësore me dëgjimin apo shikimin.

Në vendin tonë numërohen rreth 30 mijë punonjës në sektorin e call center, i cili vazhdon të mbetet një zgjidhje punësimi, veçanërisht për të rinjtë që nuk mund të gjejnë një punë në profesionin ku janë diplomuar.

Alma Kordoni, menaxhere projektesh pranë shoqatës TFL tregon se Call Center është një sektor goxha i fuqishëm në vendin ton,ë por që mbart problematika të shumta.

“Ky është një sektor goxha i fuqishëm dhe ofron kapacitete me rreth 50-150 punëtorë për kompani, pjesa më e madhe e të cilëve janë të rinj të moshës 18-30 vjeç. Shumica janë të arsimuar me shkollë të mesme, të lartë, madje edhe me doktoraturë. Por, pjesa më e madhe e problemeve që kemi evidentuar gjatë studimit lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen në punë, ku 31.5% e punonjësve kanë probleme shëndetësorë të krijuara në vendin e punës. Edhe pagesat e bonuseve herë pas here nuk futen në sistemin e pagës reale por si një pagesë ekstra”, -thekson Kordoni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook