Ballina Aktualitet Shifra të frikshme/ Gallup: 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi...

Shifra të frikshme/ Gallup: 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi (FOTO)

Sondazhi global, më i madhi i realizuar ndonjëherë, përmes Gallup ka pyetur mbi 586 mijë veta në 156 vende të ndryshme të botës.

Shifrat janë vërtetë të frikshme, rreth 14% e popullsisë globale dëshiron që të emigrojnë. Me shifra konvertohet në 710 milionë banorë në gjithë botën që duan të largohen nga vendi i tyre.

Shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones, një vend i mbërthyer nga luftrat civile dhe konfliktet e armatosura.

Ndërsa e dyta renditet Shqipëria, me përqindje të barabartë me Haitin.

Sipas sondazhit, më shumë se gjysma e shqiptarëve, përkatësisht 56 për qind e popullsisë duan të largohen nga Shqipëria. Pas Shqipërisë, vijnë dy vende të tjera afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë.

Gjetjet e sondazhit i përkasin periudhës 2013-2016. Përveçse në tre vendet me përqindjen më të lartë në botë të popullsisë që do të emigrojë, Shqipëria është edhe ajo që ka shënuar rritjen më të madhe të këtij treguesi vitet e fundit.

Sipas Gallup, në periudhën 2010-2012 pjesa e shqiptarëve që donin të emigronin ishte vetëm 36 për qind. Ndërsa në 3 vitet pasardhëse pjesa e popullsisë që do të largohet nga Shqipëria gati është dyfishuar, duke arritur në 56%.