Ballina Aktualitet Shiti një apartament dy herë, përfundon në praga ndërtuesi (Emri)

Shiti një apartament dy herë, përfundon në praga ndërtuesi (Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar një ndërtues pasi akuzohet se ka shitur një apartament dy herë.

Shtetasi Besnik Allmuça ka përfunduar në pranda ndërsa dy persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë pas ankesave të bëra për mashtrimin mijëra eurosh.

Përveç ndërtuesit, është ndaluar nga policia edhe ekonomistja e firmës së ndërtimit.

“Shtetasi G. Sh. ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 euro, apartament, të cilin ndërtuesi B.A., më datë 17.03.2018, ia ka rishitur shtetasit B. I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset: A. A., 57 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë administratore e firmës së ndërtimit) G. Ç., 35 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë ekonomiste e firmës së ndërtimit).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2, 189 dhe 190 të Kodit Penal”, shkruan policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook