Ballina Aktualitet Shkarkoi 13 inspektorë te Sigurimet Shoqërore, Ahmetaj: Çdo muaj largime për ata...

Shkarkoi 13 inspektorë te Sigurimet Shoqërore, Ahmetaj: Çdo muaj largime për ata që s’punojnë

Gjatë një takimi me Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, minsitri i Financave, Arben Ahmetaj ka thënë se ka shkarkuar 13 inspektorë të kontributeve dhe një kryetar dege.

Ahmetaj deklaroi, se çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët.

“Kemi vendosur objektiva te matshem performance per cdo inspektor. Çdo muaj do te largohen nga puna inspektoret me performancën me te ulet. Zinxhiri i përgjegjësisë nga drejtoret rajonale deri tek inspektoret ne terren. ISSH duhet te kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Rritja e performancës, do zbatojmë metodologji të re pune. Ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontributet”, tha Ahmetaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook