Ballina Aktualitet Shkoi të luajë lojra fati, 30-vjeçari shqiptar harron vajzën 3-vjeçare në makinë...

Shkoi të luajë lojra fati, 30-vjeçari shqiptar harron vajzën 3-vjeçare në makinë dhe…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 33-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte harruar vajzën e tij në makinë ndërkohë që luante në një ambjent të lojrave të fatit. 

Mediat italiane shkruajnë se 30-vjeçari, i cili ishte futur brenda lokalit “Monde” kishte harruar vajzën e tij 3-vjeçare, për 40 minuta brenda makinës, e cila i kishte të mbyllura dyert, ndërsa dritaret lehtësisht të hapura.   

Autoritetet italiane, pasi u njoftuan për vendndodhjen e vajzës, e denoncuan shqiptarin nën akuzën e braktisjes së personit. Kjo gjë çoi dhe në vendimin drastik të gjykatës italiane, duke i hequr kështu kujdestarinë e vajzës së tij vetëm 3 vjeçe.  

Nga raportimi i mediave italiane theksohet që vogëlushja në momentin e gjetjes ishte në gjendje të mirë shëndetësore.