Ballina Aktualitet I shpall “luftë” mushkonjave, ja ç’bën bashkia e Beratit

I shpall “luftë” mushkonjave, ja ç’bën bashkia e Beratit

Bashkia e Beratit ka nisur dezinfektimin e lumit Osum, shkak i së cilës janë bërë mushkonjat që kanë krijuar mjaft probleme.

Lumi Osum përshkron qytetin mes për mes dhe për shkak të ndotjes së tij është rritur dhe numri i instekteve.

Në lum derdhen dhe ujërat e zeza, ndaj dhe vendasit janë mjaft të shqetësuar për përhapjen e ndonjë epidemie.

Sipas një plani masash nga bashkia e Beratit, dezinfektimi i lumit do të bëhet nga të dy anët, sikurse po punohet dhe për eliminimin e derdhjes së ujërave të zeza.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook